Shqiptari shpëtoi gazetarin kroat në Serbi

Gazetari i Agjencisë telegrafike kroate „Hina“ Ivo Luqiç, në një artikull të gjerë në „Jutarnji.hr“ ka përshkruar torturat që i kishte përjetuar në kufirin serbo-maqedonas edhe pse zyrtarisht ka qenë duke informuar nga vendi i ngjarjes. Gjatë kësaj, ai ka tentuar t`i ndihmojë tre shtetas sirianë për t`ua bartur valixhet, por ata e kanë refuzuar.

Më pas, ai arrin deri te fshati Miratoc, ku e kishte takuar Nebi Hasanin, një vullnetar shqiptar i cili për refugjatët shpërndanë rreth dy mijë sanduiçë, bukë e pasteta, ujë e dhalltë. Mikprtija në këtë fshat ka traditë të gjatë, pasi edhe kohë më parë, në xhaminë e fshatit ishin mirëpritur refugjatët.

Duke dashur të afrohet në qendrën e regjistrimit, një polic i kishte dhënë dritë të gjelbër se ai mund të zbresë deri te pika e kufirit. Por këtu fillojnë katrahurat e gazetarit kroat, pasi polici në kufi, me ermin Stefanoviç menjëherë e kishte larguar kur kishte kuptuar se ai nuk kishte pasur akreditim nga MPB serbe.

Duke pritur nga ana tejtër e urës, për një moment polici afër tij e pyet. „Prej nga na dole ti se“? Pasi i spjegon se kush është, ai e ngrit zërin:

„Ky dosti ka ardhur nga Maqedonia, Pashiç, thërrite policinë kufitare“, dhe i është drejtuar gazetarit.

„Po ti nuk guxon të punosh kështu, a ke letërnjoftim?“. Me gjithë se ai i tregon letërnjoftimin dhe dokumentet tjera, ai ndalohet dhe kupton se ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

Gjatë kësaj, duke dashur të mos humbasë kohë, ai e lutë policin Stefanoviç që ta lirojnë pasi nuk ka shumë kohë dhe duhet të punojë.

„Nuk ka përse të brengoseni, gjykatësi do t`ju paralajëmrojë pa kurrfarë pasojash, 99 për qind“, i kishte thënë njëri nga policët.

Ai e kishte thirrur redaksinë e Hina-s dhe një mik të tij nga „Danas“ i Beogradit. Por, kot. Atë e dërgojnë në stacionin policor në Preshevë ku fillojnë korrespodencat me shkrim, me e-mail e me faks, me orë të tëra. Në stacionin policor kishte hyrë edhe një person me rrobe sportive, i cili iu kishte drejtuar në gjuhën serbo-shqipe: „Unë jam aktivisti Qemal Xhemaili, jam anëtar i „West East Bridge“, më ka dërguar Radoman Iriç nga Lidhja e gazetarëve të Serbisë, që të gjendem afër teje. Mos u brengos, vetëm do të paguash dënim dhe shkojmë për të pirë diçka. Po që se nuk ke të holla, kam unë“.

Gjykatësja e zhvilloi procedurën në mënyrë rutinë, me ç`rast ai kishte dashur t`i spjegojë për motivet e tij, njofton „Shtegu.com“. Por, asgjë nuk i kishte ndihmuar, pasi ata nuk kishin dashur të kuptojnë se po të dënohet gazetarii cili njofton opinionin për vuajtjet e refugjatëve, është njësoj si të dënosh mjekun i cili u ofron ndihmë të sëmurëve.

Ajo e kishte dënuar me rreth 60 euro, duke i thënë se ka kaluar pa pasoja të mëdha, pasi me të njëjtën procedurë i kishte dënuar edhe 50 gazetarë të tjerë.

Pas kësaj, gazetari me Qemalin shkojnë për të pirë dhe shqiptari i lë përshtypje si një person shumë i dashur e i mirë. Ai e dërgon mandej deri në Maqedoni, prej nga vazhdon misionin e tij për në Gjevgjeli. Pak ditë më vonë, një tabloid serb nga e gjithë kjo kishte krijuar një përralë politike për „leksionin e njerëzimit për tërë Ballkanin“, duke shkruar artikullin: „Serbi dhe shqiptari e shpëtojnë nga burgu kroatin“.

Loading...