Kuriozitete

Shqiptarja Laura Mersini sfidon me tezën ‘se vrimat e zeza s’ekzistojnë’

laura

Laura Mersini është një fizikante që ka mbaruar studimet në degën e Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Aktualisht ajo punon si profesore e fizikës në UNC-Chapel Hill në Kolegjin e Arteve dhe të Shkencave në Luiziana.

Ajo është bërë e famshme kohët e fundit me qëndrimin e saj mohues ndaj ekzistencës së ‘vrimave të zeza”. Vrimat e zeza mendohet se janë objektet me densitetin më të lartë në univers, madje aq të lartë sa që mund të kapin edhe dritën dhe më tej nuk e lejojnë të dalë prej tyre. Laura Mersini, ndryshe nga çfarë kanë mbrojtur shumë teoricienë të fizikës deri më sot, pretendon se ka provuar matematikisht se vrimat e zeza nuk ekzistojnë.

Nëse kjo teori do të triumfojë, atëherë shkencëtarët do të duhet të përpunojnë një teori të re për origjinën e universit. Deritani, shumë fizikantë dhe astronomë besojnë se universi ynë e ka origjinën nga një pikë (që quhet singularitet) nga e cila ka filluar të zgjerohet universi përmes Bing Bangut. Nëse këto singularitete, nuk do të ekzistonin(gjë tenton ta provojë Laura Mersini) atëherë fizikantët do të duhet të korrigjojnë idenë e tyre për Bing Bangun dhe të gjejnë një teori tjetër për origjinën e universit.

Carolina’s Laura Mersini-Houghton shows that black holes do not exist

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top