Shqiptarja me veshje kombëtare, i dhuron buqetën me lule, mbretëreshës së Danimarkës

Me kalimin e viteve mërgimtarët shqiptarë secilën herë e më shumë po integrohen në shtetet e BE-së.

Deri sa në të kaluarën, ata ishin vetëm krah pune, kryesisht në ndërtimtari e bujqësi, sot bashkëatdhetarët tanë në mërgim, me sukseset e tyre, duke studjuar në Universitetet e qendrave Europiane, kanë arritur të depërtojnë në pozita të larta pune, si në politikë, administratë, kulturë, mjekësi, ekonomi e lëmi tjera.

Njëri prej tyre është edhe Muj Berisha, i ardhur në DK nga qyteti i Pejës, i cili është Kryetar i Këshillit për integrim në Komunën e Lollandit në Danimarkë.

Qytetarët e kësaj Komune para disa ditësh patën nderin e madh që si mysafire t’a kenë Lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën e Danimarkës, MARGRETHE II.

Për bukuroshen, Eordea Cabrati nga Prizreni, ishte dita më e gëzuar e saj këtu në Danimarkë. Ajo e veshur me veshjen kombëtare, e shoqëruar nga Astrit Grepi, Doresa Demaj dhe fëmijë e qytetar tjerë të Komunës së Lollandit, ishte e para që duke i dhuruar buqetën me lule, i dëshiroj mirëseardhje Mbretëreshës MARGRETHE II.

Si një mikeshë e MADHE e Shqiptarëve, Mbretëresha MARGRETHE II, e përshëndeti Eordea Cabratin, duke ju drejtuar asaj me fjalët e ëmbla: OOO.. JU JENI SHQIPTARE!!!

Të gjithë të pranishmit u habitën nga fjalët e Mbretëreshës, ku AJO e njohu veshjen kombëtare shqiptare!

Pranë Eordeas ishte edhe Z. Mujë Berisha i cili poashtu i dëshiroj mirëseardhje në Komunën e Lollandit, Lartëmadhërisë, MBRTËRESHES SË DANIMARKËS, Znj. MARGRETHE II.

Loading...