Shtatë nga gjithsejt 1.063 “bomba” në lëndën “Titanik” do të dëgjohen pa praninë e opinionit, vendosi sot pasdite Këshilli gjyqësor.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkoi për shkak të bisedave private këto shtatë audio materiale të dëgjohen pa praninë e opinionit. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi që “bombat” fare të mos lëshohen dhe i kontestoi si dëshmi valide, transmeton MIA.

Sipas vendimit të Këshillit, debati kryesor do të mbahet dhe do të lexohen raportet, e më pas do të dëgjohen bombat.

Për lëndën “Titanik”-u, PSP ka parashtruar 5.910 dëshmi materiale dhe ka propozuar 191 dëshmitarë.

Loading...