“Do të thotë librat e matematikës para 14 viteve kanë qenë donim i Logosit, sot prapë lektyrat, faleminderit edhe njëherë”
Me Manastirin, Krushevën dhe Prespën, Shtëpia Botuese “Logos-A”, përfundoi karvanin e shpërndarjes së 30 mijë librave në shkollat shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë. Ishin këto rajonet e radhës ku mësuesit dhe nxënësit pritën me emicione librat me shkronjat shqipe, të cilat në raftet e bibliotekave shkollore janë shumë të pakta. Arsimtari i Shkollës fillore Goce Delçev në Manastir, Izet Jusufi, këtë donacion e quan shumë të vlefshëm për nxënësit shqiptarët, duke rikujtuar se para 14 viteve ishte pikërisht Shtëpia Botuese “Logos-A” që e para dhuroi libra shqip.
Izet Jusufi, Goce Dellçev- Manastir
Shumë do të vlejë për nxënësit shqiptarë konkretisht në këtë shkollë sepse numri është 270 nxënës dhe mendoj se leximi i lektyrave mungon, do të thotë kur vjen rastësisht lektyra të lexohet atëherë ka mungesë dhe nxënësit njëri prej tjetrit e shpërndajnë lekyrën, jo të vijnë ta marrin këtu në bibliotekë sepse janë një ose dy libra. Do të thotë librat e matematikës para 14 viteve kanë qenë donim i Logosit, sot prapë lektyrat, faleminderit edhe njëherë.
Logos A shpërndau edhe libra për shkollat e gjashtë fshatrave të Komunës së Manastirit, të cilat rrallëkush i ka dëgjuar. Shkolla fillore Kërste Petkov Misirkov në Fshati Kishavë, është qendrore e gjashtë fshatrave të rajonit në të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë.
NIMET IBRAHIMI, ARSIMTARE NË MANASTIR
Libra kemi, por mjaftuëeshëm nuk janë asnjëherë, normal që këto që arritën sot do na ndihmojnë tepër.
AGRON MAHMUDI ARSIMTAR NË MANASTIR
Kanë rëndësi të madhe si për nxënësit edhe për arsimtarët e kësaj shkolle periferike të Komunës së Manastirit.
Për kujdesin dhe kontributin për këto shkolla periferike të Manastirit, shkolla e Fshatit Kishavë, i dha edhe mirënjohje Shtëpisë Botuese “Logos A”. Me donacionin e librave dhe lektyrave, u pasuruan edhe shkollat e fshatrave Alldënçe dhe Nerovë të Komunës së Krushevës.
Donacione të librave në gjuhën shqipe pranoi edhe Shkolla e fshatit Podmoçani në rajonin e Prespës, e cila ka rreth 66 nxënës shqiptarë. Muhamet Jashari nga Shtëpia Botuese Logos A, tha se në këtë projekt kanë qënë të përfshira mbi 150 shkolla fillore me nxënës shqiptarë të cilat ndodhen në të gjithë rajonin e Maqedonisë, të cilët kanë pranuar lektura, atllase, por edhe libra të ndryshëm të historisë, qytetërimit MUHAMED JASHARI, LOGOS A
Ajo që vlen të potencohet është fakti se Logos A vazhdimisht do të jetë në shërbimt ë librit dhe në shërbim të lexuesve pavarësisht se fushata e dhurimit të librave përfundon sot, Logos A do të jetë edhe në ditët në vazhdim edhe në periudhën e ardhshme do të jetë në dispozicion të dhuron dhe shpërndan libra.
Me rajonin e Manastirit, Krushevës dhe Prespës, Shtëpia Botuese “Logos-A” përmbylli aksionin e shpërndarjes së 30 mijë librave për të gjitha shkollat shqiptare në Maqedoni. Aksioni filloi me rastin e “7 marsit”-Ditës së Mësuesit, nga shkolla “Liria” në Çair.

Loading...