Shtëpia e Kulturës “Koço Racin” në Shkup ka shpallur konkurs për përmbledhje poetike, ku ftohen të gjithë krijuesit që të dërgojnë poezitë e tyre. Nga ky institucion kanë njoftuar se kjo ngjarje organizohet në kuadër të “Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”.

Kushtet paraprake për të konkurruar janë: përmbledhja poetike duhet të përmbajë më së shumti 1200 vargje, të shkruhet në gjuhën amtare, e pabotuar deri më tani, ndërsa të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë autorët e rinj.

“Shkrimet duhet të dërgohen në 3 kopje me shifër (në zarf të veçantë të paraqes: emrin, mbiemrin dhe numrin amë të autorit si dhe tel për kontakt) në adresën: Velko Vllahoviq 20a, fax: 173 ( me shenjë- Për konkursin e përmbledhjes poetike), 1000 Shkup, më së voni deri më 22 tetor 2016”, theksohet në konkurs.

Shtëpia e Kulturës “Koço Racin”, njoftojnë se juria profesionale do të ndaj çmim për vendin e parë-shpërblim në të holla, botim si dhe promovim të përmbledhjes poetike në këtë institucion.

Loading...