Maqedoni
23/11/2015 15:20:02

Shtetasi i Shqipërisë merr lëndime të rënda në Gostivar

ndihma e shpejte

Në qendrën klinike të Gostivarit dje është sjellë një person nga Shqipëria me lëndime të rënda në kokë të cilat i ka fituar nga rënia prej një objekti ku ka qenë duke punuar në afërsi të sallës së sportit në Gostivar,

Deri më tani të paqarta janë rrethanat në të cilat ka rënë por thuhet se atij i ka rënë një tullë në kokë dhe ka humbur vetëdijen.

Pas ndihmës së dhënë nga spitali në Gostivar, pacienti është transferuar në qendrën klinike të Shkupi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe kompetente për të sqaruar rastin.

To Top