“Ne nuk duhet të flasim për ndihmën shtetërore në media, ato janë para publike të të gjithë qytetarëve dhe shteti është i obliguar që një pjesë e caktuar nga buxheti ta japë për mediat. Kjo është në përputhje me praktikën evropiane dhe botërore”, është përfundimi i një konference rajonale mbi “Ndihma e shtetit për mediat”.

Kjo këtë javë u organizua nga UGS dhe shoqatës së gazetarëve të Serbisë dhe Malit të Zi, në të cilën mori pjesë edhe kryetarja e (Asociacioni të gazetarëve në Maqedoni), Ivona Talevska, dhe kryetari i Unionit të gazetarëve bullgarë Snezhana Todorova, Hrvoje Zovko kryetar i Shoqatë së gazetarëve kroat, Mark Divkovikq kryetar i Shoqatës së gazetarëve të bosnjës, Dragic Rabrenovikj kryetar i gazetarëve Kroatë, Vlladimi Radivojeviq kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë.

Pjesëmarrësit paraqitën modele të financimit të medias në vendet e tyre dhe diskutuan efektet e modeleve të financimit të peizazhit mediatik dhe cilësinë e përmbajtjes së medias./Telegrafi/

Loading...