Ejup Berisha
Maqedonia dhe Greqia e zgjidhën kontestin e disadekadësh rreth emrit të shtetit tone,me këtë rast këta vendit I vunë emër të ri Republika e Maqedonisë së veriut. Dhe tani e tutje më i vjetër është emri im se emri i shtetit ku jetoj.Pastaj un sipas një logjike duhet ti nënshtrohem autoritetit të këtij shteti ndërsa jam më i madh dhe më i vjetër se vet shteti.Këtu ka edhe një gjë që nuk më pëlqen e ajo është kur gjithmonë më thonë ti je bartës i sovranitetit të shtetit ndërsa po ky shtet tërë kohës do të luan jo vetëm me fatin tim si njeri por edhe me fatin e njerëzve të tjerë me të cilët un ndaj të njëjtin nën qiell.Ajo që më intereson më së shumti tani e tutje është kjo. A do të jetë ky një fillim I ri për të gjithë ne në këtë shtet,kjo jo vetëmse si pyetje por edhe si fakt është shumë e rëndësishme.Pra është shumë e rëndësishme që bashk me emrin e ri te fillojnë edhe shumë procese të reja politike, ekonomike, kulturore, arsimore e sociale në shtet. Po nuk filluan strukturat udhëheqëse me mentalitet të ri dhe me drejtësi ta udhëheqin këtë shtet me emër të ri gjithqka do të jetë e kotë do të jetë I kotë jo vetëm emri I ri por edhe vet shteti. Kjo do ti ngjaj ndërtimit të një fshati të ri por me oriendi të vjetra.Dua çfar dua nga shteti I ri unë dua që Demokracia supstanciale tani e tutje të jetë themeli I këtij shteti ndërsa Liria barazia le të jenë rrugët kryesore të lëvijes së njerëzve në këtë shtet ku zhvillimi dhe përparimi në të gjitha fushat të jenë baza të këtij shteti. Bravo për udhëheqësinë aktuale qeveritare sepse kjo e morri guximin dhe e bëri hapin shumë të madh, të duhur dhë shumë të guximshëm pra e bëri zgjidhjen e kontestit të emrit i cili do ti hap shumë persepktiva positive shtetit e me siguri edhe rrugët e integrimit Europjan dhe Euroatlantik jo vetëm shtetit por edhe neve si qytetar. Ky është virtyt i burrshtetasve largpamës dhe patriot. Prandaj duke e pasur parasyshë se këta e bënë hapin e madh nuk dua që ky rrugtim i ri i yni të përfundoj këtu vetëmse me vënien e nënshkrimit në një grumbull letrash njëzet faqëshe që quhet Marrëveshje e Prespës por kjo udhëheqësi le të vazhdoj me hapa më të vendosur dhe më të guximshëm me ndërtimin e këtij shteti pra siç thashë Demokratik me koncept qytetar ku të gjithëve edhe përkundër dallimeve që I kemi të na trajtojë si fëmijë biologjik të saj e jo si deri tani që bënte dallime mbi ne si qytetar. Një ndryshim pozitiv do ti bënte mire të tashmes dhe të ardhmes së ndritur të këtij shteti që një ditë do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s e ne deshtëm e nuk deshtëm do të jemi qytetar lojal të saj.

Loading...