Kompania tetovarë për produksion, marketing, dizajn, qarkullim dhe shërbime “Arberia Design” në 5 vitet e fundit, 93% prej të ardhurave të saja i ka realizuar nga marrëveshjet me shtetin dhe me institucionet publike, më së shpejti të udhëhequra nga kuadrot e BDI-së, shkruan BIRN Maqedoni. Ndërmarrja, e cila në biznesin me libra, botim të librave, materialeve për zyra, shërbime shtypi, reklama me dritë dhe tjera, është e paraqitur nga BDI si donator i partisë në vitin 2015, e cila i ka dhënë partisë 20.000 euro, njofton Portalb.mk.

Biznesi me “Arberia Design” ka filluar gjatë kohë dhe ajo tanimë ka fituar 139 marrëveshje me institucionet publike, prej gjashtë tonerëve që ia ka shitur Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për 197 mijë euro, deri në marrëveshje për blerjen e librave për arsimin fillor dhe të mesëm me vlerë prej 2.57 milionë euro. Kjo ndërmarrje ngelet lojtar aktiv në tregun me furnizime publike edhe pas ndryshimit të pushtetit. Pas 1 qershorit të vitit të kaluar, kompania ka fituar 17 tenderë.

“Arberia Design” më herët ka qenë e regjistruar si biznes për prodhimin e pllakave, tubave dhe tavolinave të plastikës, nga viti 2016, veprimtari prioritare e ka edhe shtypin, ndërkaq prej vitit 2018 edhe botimin e librave. Riorientimi në biznes ka qenë i pagueshëm. Në vitin 2016, ajo ka fituar gjysmën e tenderit për përkthim, përpunim dhe shtyp të 50 librave universitar që janë përdorur në 10 universitetet më të mira botërore, bashkë me “Ars Lamina” nga Shkupi.

Bëhet fjalë për kompani me 30 të punësuar, pronar i të cilës është Hamdi Hamzai, i cili nuk është i njohur për opinionin e gjerë dhe nuk ka biznese tjera, përveç këtij. Për shkak se pronari ka qenë shumë i zënë, nga kompania kanë rekomanduar që të bisedohet me redaktorin e shtëpisë botuese, Dashmir Ademi, i cili e udhëheq zyrën e Shkupit të “Arberia Design”. Ademi e ka filluar bisedën me sqarimin se biznesi në fjalë në Maqedoni është i rëndë, pasi që tirazhet janë të vogla dhe ajo, sipas tij, është e pamundur që t’i mundësojë mbijetesë pa marrëveshje me institucionet shtetërore dhe publike. Megjithatë, ai mohon të kenë lidhje me BDI-në.

“Kompania jonë ekziston që nga viti 1995, ndërkaq BDI që nga 2001”, thotë për BIRN, Ademi.

Për pesë vjet, është rritur për 33 herë
Aty ku shohim se kemi ia vlen të marrin pjesë në tenderë, paraqitemi, vazhdoi redaktori Ademi.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë strategji, por për logjik të thjeshtë. Konkurrojmë në të gjitha tenderët ku kërkohen shërbime që ne i kryejmë. Mund të them se rreth 80% nuk i fitojmë”, thotë ai.

Të dhënat nga tenderët që i kanë marrë nga vitit 2013 deri në vitin 2017, megjithatë tregojnë se “Arberia Design” ka përfituar thuajse 8.5 milionë euro nga mallrat dhe shërbimet që i ka siguruar për institucionet publike dhe shtetërore dhe rreth 650 mijë euro nga burimet tjera. Mbi gjysmë nga kjo shumë ka qenë profit, gjegjësisht 4.9 milionë euro.

Të ardhurat dhe përfitimet e “Arberia Design” në mënyrë drastike janë rritur në vitet 2016 dhe 2017. Përfitimi i përgjithshëm është rritur prej diçka mbi gjysmë milioni euro në vitin 2015, në thuajse dy milionë e gjysmë euro në vitin 2016, ndërkaq vitin tjetër këto të ardhura janë rritur thuajse në mbi 4 milionë e gjysmë euro. Kjo

Marrëveshjen kur e ka nënshkruar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ministër ka qenë Abdylaqim Ademi, marrëveshja e dytë dhe me vlerë më të madhe ka qenë në kohën e Pishtar Lutfiut, ndërkaq ndërmarrja është zgjedhur për furnizimin e njëjtë edhe vitin e kaluar, kur me Ministrinë ka udhëhequr Renata Deskoska nga LSDM.

Nga një ndërmarrje që ka përfituar 140 mijë euro në vitin 2015, “Arberia Design” është bërë kompania me përfitim mbi 1.1 milion euro në vitin 2016, që është rritje për 700%. Vitin tjetër, e njëjta ka realizuar fitin 3.3 milionë euro.

Për shkurt kohë, në vitin 2013, “Arberia Design” ka qenë ndërmarrja me përfitim prej mbi 100 mijë euro. Ajo do të thotë se për pesë vjet, me ndihmën e marrëveshjeve të fituara me institucionet publike, profiti i kompanive është rritur për 33 herë. Ndaj kësaj, Ademi ka koment të shkurtër.

“Qëllimi i çdo kompanie është që të rritet apo?”, thotë ai.

BDI myshteriu më i rregullt

Myshteriu më i rregullt i “Arberia Design” ka qenë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nën udhehëqësinë e ministri Abdylaqim Ademi dhe Pishtar Lutfiu. Vetëm me këtë Ministri, kur ka qenë nën udhëheqësinë e BDI-së, ajo ka përfituar mbi 5 milionë euro, edhe atë në vitet kur ka donuar 20 mijë euro në llogari të partisë dhe është bërë donatori më i madh individual te BDI për vitin 2015.

Por, nga arkivi i furnizimeve publike mund të shihet numër shumë i madh i marrëveshjeve që i ka nënshkruar kjo kompani, gjithashtu, me institucionet që i kanë udhëhequr kuadrot e BDI-së. Në mesin e myshterinjve të tyre më të shpeshtë ka qenë NP “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Komuna e Tetovës, Komuna e Gostivarit, Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Invalidor, Sekretariati për Çështje Evropiane, Sekretari për Zbatimin e MO-së, Ministria e Drejtësisë, Posta e Maqedonisë, por edhe Universiteti i Tetovës, në krye të të cilës është Vullnet Ameti, ish deputet i BDI-së.

Me atë, rreth dy të tretat e të ardhurave të “Arberia Design” kanë ardhur nga institucionet e udhëhequra nga BDI.

Në një pjesë të këtyre institucioneve, për një lloj të caktuar të furnizimeve (materiale për zyrë, flamuj, vetura të brenduara dhe të tjera) janë marrë vetëm nga “Arberia Design”. Në kohët e fundit, një pjesë e bizneseve ia ka marrë një tjetër ndërmarrje nga Tetova “Media Group”, e regjistruar në të njëjtën adresë.

“Nuk është e saktë se kemi fituar tenderë vetëm nga institucionet e BDI-së. Kemi pasur marrëveshje edhe me organe tjera. Punojmë edhe me objekte tjera, për shembull me organizata joqeveritare dhe kompani”, thotë Ademi.

Në lidhje me donacionin e ndërmarrjes për BDI-në, përgjigja e tij ishte se ajo është e drejtë e çdo pronari dhe se ai nuk është i obliguar që t’i sqarojë motivet. Nuk ka pasur informata nëse bëhet fjalë për donacion në para ose për shërbime që ndërmarrja ia ka kryer partisë.

“Nëse nuk ka asgjë kontestuese me donacionin, atëherë gjithçka është në rregull”, tha Ademi.

Ndërmarrja në fjalë ka qenë donator vetëm në vitin 2015, ndërkaq në raportet që partia i ka dorëzuar në KSHZ, e njëjta nuk është paraqitur as në vitet paraprake, por as pas atij viti.

Loading...