Opinione

Shteti nuk investon në zhvillimin e turizmit kulturor në vendbanimet shqiptare

20121104_10154593782577797_318545939_n

Nga Afet Jashari

Shteti nuk investon në zhvillimin e turizmit kulturor në vendbanimet shqiptare “Karnavalet ilire” në Bozovcë të Tetovës, Festivali “Tradita vazhdon” në Studeniçan të Shkupit, “Ritet e dasmës kërçovare” në Greshnicë të Kërçovës, “Dita e verës” në Strugë, etj. janë baza prej ku duhet të gërmohet për të zhvilluar turizmin kulturor në vendbanimet shqiptare.

Për të ecur përpara dhe për të pasur një paletë të gjerë ngjarjesh kulturore duhet një angazhim dhe interesim më i madh nga ana e institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e turizmit. Këtu bëjnë pjesë komunat, ministritë dhe organet tjera përkatëse, po pse jo edhe sektori joqeveritar dhe bizneset. Turizmi në Maqedoni është një kombinim mes trashëgimisë së pasur kulturore me atë natyrore, të cilën e karakterizojnë peizazhet e gjëra të liqeneve dhe pamjeve malore. Maqedonia, si vend, për shekuj me radhë paraqet një udhëkryq ku gërshetohen kultura dhe besime shpirtërore të ndryshme. Nëpër vendbanimet shqiptare në Maqedoni zhvillohen aktivitete kulturore të ndryshme, por që nuk janë aq tërheqëse për turistët për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe interesimit të vogël të komunave me popullsi shqiptare për të investuar në sektorin e turizmit kulturor. Kjo ka bërë që ky sektor të mbetet shumë pak i zhvilluar.

Komunat shqiptare të pa interesuara për zhvillimin e turizmit kulturorë Vendbanimet shqiptare, duke pasur vende tërheqëse të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, kanë kapacitete për të zhvilluar turizmin. Shkupi me rrethinë, Tetova, Gostivari, Kumanova, Kërçova, Dibra, Struga etj. janë vendbanimet me shumicë shqiptare dhe komuna që duhet ta zhvillojnë turizmin kulturor. Nëpërmjet zhvillimit dhe rritjes së aktiviteteve kulturore nga sfera e etnologjisë, për të cilat duhet një elaborim i veçantë, mendoj se mund të vijmë deri te zhvillimi i turizmit kulturor në vendbanimet shqiptare në Maqedoni. Ajo që duhet të bëjmë ne shqiptarët në Maqedoni, është që të gjitha këto manifestime që i përmendëm më lart, por edhe shumë të tjera të ngjashme me ta, për t’u organizuar duhet të jenë në Regjistrin e manifestimeve të Republikës së Maqedonisë. Vetëm në këtë mënyrë do të njihen nga ata që e vizitojnë Maqedoninë dhe për të qenë në listën e ofertave të turizmit kulturor të Maqedonisë.
Madje, kjo është një nga mënyrat për zhvillim dhe propagandim të barabartë të kulturës dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni.

To Top