Shtyhet ndeshja e Florian Markut me rusin Klyuev, ja pse

Shtyhet ndeshja që Florian Marku kishte planifikuar të zhvillonte më 14 shtator në sallën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj me rusin Sergey Klyuev.

Arsyen e ka zbuluar vetë “luftëtari” shqiptar i MMA-së me anë të një postimi në Facebook. Marku shkruan se për shkak të një aksidenti, e ka të pamundur të përballet me kundërshtarin e radhës në datën e caktuar, ndaj dueli do të shtyhet për disa javë.

Marku e ka shoqëruar postimin e tij me një foto ku dallohet qartë një çarje e thellë në bërryl, që do të paktën disa javë të shërohet plotësisht. /SS/

 

Loading...