Me kërkesë të koordinatorit të grupit parlamentarë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski Komisioni për Çështje Kushttuese u shty për një orë.

Micevski paraprakisht kërkoi nga kreu i Komisionit, Talat Xhaferi që të siguroj transmetim direkt të punës së komisionit në fjalë, me pretekstin se bëhet fjalë për Komision shumë të rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve të vendit. Kreu i Komisionit, Talat Xhaferi theksoi se gjatë punës së Komisionit janë prezent të gjitha mediat, të cilat do ta mbulojnë në tërësi punën e Komisionit. Por kjo ishte e papranueshme për deputetët e VMRO-së, andaj edhe u aprovua kërkesa e tyre për pauzë prej një ore. Komisioni me punë pritet të filloj në ora 14:30 minuta.

“Praktika nga seanca e mbledhjes së kaluar ku kishim mundësi që të ndjek transmetim direkt, ky komision është shumë i rëndësishëm sepse bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese. Kërkojmë nga ju si kryesues i këtij komisioni që të siguroni transmetim direkt. Kërkoj kushte për transmetim direkt, sepse është i rëndësisë së veçantë dhe në interes të qytetarëve”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Në seancën e Komisionit për Çështje Kushtetuese u vërejt edhe prezenca e Nikolla Gruevskit.

Loading...