NewYorkMediat ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë për aprovimin e ligjeve që i hapin rrugë formimit të Gjykatës Speciale.

Prestigjiozja “New York Times” shkruan se themelimi i Gjykatës Speciale, është një parakusht për pajtimin në Ballkan pas luftërave të përgjakshme në vitet e 90’ta.

“Parlamenti i Kosovës ka amendamentuar Kushtetutën që i hapë rrugë krijimit të gjyqit për krimet e luftës, ku pritet të akuzohen disa shqiptarë etnik për krime lufte. Kjo lëvizje, nga shumë fuqi botërore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, shihet si një parakusht jetik për pajtimin në Ballkan”, shkruan gazeta.

Loading...