Kulturë

“Shtypi dhe religjioni” dhe “Qasje Sociologjike”, libra shkencorë të autorit  Dr. Sc. Sadik Emroja

sadik emroja

Prof.dr. Abdylnaser Sinani

Pas një pune disavjeçare para disa ditëve  dolën nga shtypi dy librat shkencorë të autorit, dr. Sadik Emroja ligjërues në Universitetine Tetovës. Librat në fjalë, kanë qasje hulumtuese të dukurive të ndryshme sociologjike të cilat paraqiten sot në shoqërinë  bashkëkohore apo shoqërinë kibernetike. Libri “Qasje Sociologjike” e autorit Sadik Emroja  paraqet një studim  tejet të rëndësishëm nga shkenca e sociologjisë. Nëpërmjet të hulumtimeve të tij sociologjike, si dhe me pjesëmarrjem në konferenca shkencore, autori shtjellon faktin e fenomeneve dhe dukurive sociologjike të cilat sot janë mjaft prezente në shoqëri. Përmes të ketij libri autori përcjell te lexuesi tema të ndryshmë konceptuale dhe përmbajtësore dhe mjaft të rëndësishme në shoqërinë bashkëkohore.

Kjo përmbledhje e punimeve shkencore trajton tema të ndryshme duke filluar nga familja, familja dhe divorci, familja është institucion, divorci dhe çrregullimet  familjare, pse ndodh divorci,  dhuna në familje, globalizimi dhe proceset shoqërore, globalizimi i medias, rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre në shoqëri pasojat, roli i mediave në revitalizimin e religjionit si dhe punime të tjera shkencore të cilat janë përfshirë në këtë libër, japin një pasqyrë reale për studjuesit e sociologjisë dhe gazetarisë por edhe për  lexuesit e profileve të tjera sepse shkenca e sociologjisë është mjaft e rëndësishme analizon çështjet aktuale me të cilat ballafaqohet shoqëria.  Kështu autori tematizon shumëdimensionalisht tendosjet deformimet dhe devijacionet që vijnë në shoqëri jo vetëm në Republikën e Maqëdonisë por edhe më gjërë në mbarë rajonin”.

“Shtypi dhe religjioni”  libri i dytë doktorit të shkencave sociologjike prof. Sadik Emroja përpiqet që të përgjigjet në disa pyetje kruciale. E para, ky studim a duhet të jetë shumë i theksuar në këtë shoqëri në të cilën jetojmë realisht? E dyta, qytetarët në një shtet multikonfesional si Republika e Maqedonisë, gati pas dy dekadash a kanë pikëpamje të tjera për religjionin, dhe si e treta, çfarë është më e rëndësishme për këtë hulumtim, sa në këtë proces të tranzicionit, mediumet e shkruara në gjuhën  shqipe  dhe gjuhën maqedonase  a kanë informuar apo kanë dhënë kontribut për rivitalizimin e  religjionin në Republikën e Maqedonisë. Shoqëria në Maqedoni edhe pse e deklaruar si laike dhe afetare, në fakt ajo është një shoqëri multireligjioze e cila ngërthen në vete struktura të ndryshme të pluralizmit religjioz. Ky pluralizëm dukshëm i shprehur në qytete pak më të mëdha të Maqedonisë në ndërdijen e qytetarëve të këtij vendi ka lidhur dhe abroguar edhe një pjesë të rëndësishme të sistemit politik në vend. Religjioziteti i njerëzve të Maqedonisë është në favor të Ballkanit dhe Unionit Evropian, pasiqë nxit një pozitivizëm dhe mendim etik ndryshe ku Maqedonia synon që të arrijë dhe të behet anëtare e  Unionit Evropian dhe në Natos dhe strukturave Euro-atlantike. Në këtë hu;umtim shkencor sociologjik, nëpërmjet të analizës së përmbajtjes dhe  relitetit në shoqëri rezultatet  e arrijtura tregojnë se pas shpërberjes së ish Jugosllavisë, numri më i madh i besimtarëve shtohet gjatë këtyre  viteve. Hulumtimi  na tregon se mediumet e shkruara në Republikën e Maqedonisë kanë sukses  dhe janë  më efikas të ndikojnë ndaj recipientëve të tyre, dhe cilit do lloj të komunikimit personal apo interpersonal.

qasje

Shoqëria bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë, me specifika ndërtimi të ngushta dhe specializime profesionale bën që njerëzit në mënyrë të barabartë të marrën pjesë në procesin e kulturës së mediumeve. Në njërën anë ekzistojnë autorët e porosive dhe ata që ndërmjetësojnë në këto porosi (redaktorët dhe gazetarët), ndërsa në anën tjetër ekzistojnë besimtarët religjioz, të cilët si publik marrin pjesë në procesin e perceptimit e vlerësimit dhe opinioni më i gjerë i cili në të shumtën e rasteve është perceptues pasiv i porosisë së dhënë në cilin do medium shtypi. Ky hulumtim shkencor sociologjik  le të jetë një kontribut për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë, pa dallim të besimit të tyre fetar.

Leximi i tyre përmes optikës dhe hulumtimit të autorit Sadik Emroja ku kryqëzohet gjuha e tij sociologjike me teknikat e pasura komparative, stilin publicistik dhe neologjizmat krijon  te lexuesi dhe opinjonin e gjërë një perspektivë të re që sfidon dhe reflekton me energji pozitive.

Autori është profesor në Universitetin

e Tetovës- departamenti i sociologjisë

 

To Top