Banorët e fshatit Brodec të Shkupit dhe një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Gjurçin Kokale”, “Rilindja maqedonase” dhe “Boris Sarafov” në komunën e Gjorçe Petrovit nesër do të jenë pa energji elektrike prej orës 9 deri në orën 12.

Në periudhën prej orës 8:30 deri më 11 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve nga bulevardi “Aradhet Partizane” nr. 39, ndërsa prej orës 9 deri në orën 13 konsumatorët e rrugës “Lazar Dimitrov” dhe shtëpitë përgjatë rrugës dhe hekurudhës në komunën e Kisella Vodës.

Pa energji elektrike prej orës 9 deri në orën 13 do të jenë edhe banorët e fshatrave të Shkupit Jabollcë, Breznicë e Re, Patishka Reka, Dërzhvillova, Maja e Zez, Maliçishtja, Elova, Osinçani me të gjitha objektet e biznesit dhe jobiznesit në këtë drejtim, guroret e Rudoproekt, Bekoviq, Çimentorja Titan, hidrocentrali Pateshka Reka. Në periudhën e njëjtë pa energji elektrike do të jenë edhe banorët e fshatrave Sonje e Poshtme, Sonje e Epërme, Govërlevo, Rakotnici, Markova Sishica, Çifliku dhe Sveta Petka me të gjitha objektet e biznesit dhe jo të biznesit në atë drejtim.

Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak investimeve të planifikuara në elektrosistem.

Loading...