Ndërkohë që po fillon fushata e partive politike për zgjedhjet lokale, banorët kanë shumë porosi ndaj përfaqësuesëve politik. Problematika më e shpeshtë në vendbanimet shqiptare, për të cilën shpesh ankohen banorët, është infrastruktura. Me një problematikë  të këtillë përballen edhe banorët e Shutkës, të cilët thonë se me vite të tëra kanë nevojë për një rrugë të asfaltuar, që do të jetë në dobi sidomos të fëmijëve dhe të moshuarve, pasi këto dy grupmosha janë ata të cilët e pësojnë më së shumti mungesën e një rruge normale, pa baltë, pa ujë dhe pa gropa./Shenja

Loading...