Komuna e Shuto Orizares po mbytet nga mbeturinat e shumta mirëpo kjo si duket nuk është prioritet për qytetarët pasiqë kryetari i komunës Kurto Dudush ka vendosur që të bëj furnizim publik për veturë të re për nevojat e tij personale, kështu reagojnë qytetarët në rrjetet sociale.

“Deri kur qytetarët të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit do të dëgjojnë erën e keqe që po përhapet me shpejtësi dhe nëse do të ndërmeret nga komuna, nuk e dimë nëse na dëgjon komuna”, shkruajnë kështu qytetarët në rrjetet sociale.

Loading...