ShverceratPasi kanë mësuar se derbi Vardar-Shkupi është vendosur të luhet pa prani të tifozëve mysafir, grupi i tifozëve “Shvercerat”, ka reaguar përmes një komunikate. Ja reagimi i plotë i “Shvercerave”-Shkup.

“Grupi i tifozëve ‘Shvercerat’ Shkup me zhgënjim të thellë ka pranuar lajmin për mos lejimin e prezencës së tifozëve mysafir në ndeshjen e shumëpritur Vardar-Shkupi. Konsiderojmë se vendimi i tillë i organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Federatës së Futbollit dhe klubit të Vardarit, është goditje e madhe për futbollin vendor dhe sportin në përgjithësi”.

“Futbolli luhet për tifozët, ndërsa derbi i qytetit i rikthyer pas kaq vitesh në futbollin vendor, ishte rasti i vetëm që të mbushen shkallët e stadiumit si asnjëherë më parë në kampionat. Ky dështim i organeve të rendit dhe institucioneve të futbollit për organizimin e një ndeshjeje futbolli me prezencën e dy tifozerive, tregon qartë për kapacitetin e tyre menaxhues dhe organizativ”.

“Rivalëve tanë ‘Komiti’ u bëjmë thirrje që një herë të vetme të përkrahin sportin dhe frymën e vërtetë ‘Ultras’, dhe ta bojkotojnë ndeshjen nëse nuk lejohet prezenca e tifozëve mysafir. Në të kundërtën, do të dëshmojnë frikën e përhershme nga përballja sportive në tribuna me ‘Shvercerat’. Pavarësisht pengesave administrative, FC Shkupi do të ketë përkrahje të madhe morale të ‘Shvercerave’ dhe shkupjanëve për fitore në këtë derbi”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media./lajm/

Loading...