Shyhretja po tregohet aktive në rrjetin social Instagram

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli është shumë  e dashur për publikun shqiptar. Me këngët e saj ajo trajton tema nga më të  ndryshmet si ato të dashurisë, prindërve, motrave e shoqërisë të cilat pëlqehen shumë nga fansat e saj.

Përveç që është aktive me projekte të shumta, Këngëtarja 56 vjeçare bënë pjesë në listën e këngëtarëve më të kërkuar për ahengjet e ndryshme familjare, por, ka dy vite që Shyhreten në këto ahengje e shoqëron edhe vajza e saj, Engji, shkruan rtv21.tv

Kohëve të fundit Shyhrete Behluli, është edhe aktive në rrjetin social Instagraam, ku publikon fotografi të ndryshme nga jeta profesionale si dhe ajo personale. Së fundmi në Instastory ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet në mes djalit të saj të vogël, Lumit dhe vajzës Gresës. Në këtë imazh mund të shohim ngjashmërinë qe e kanë dy fëmijët me nënën e tyre.

Ndryshe, Shyhrete Behluli dhe bashkëshorti i saj, Luli kanë pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djemë./ 21Media

Loading...