Si dhe pse?

Gafurr Adili

Si dhe pse, edhe pas 25 vitesh, Tirana zyrtare nuk arriti ta zgjidhe çeshtjen (daten) e çlirimit te Republikes se Shqiperise; por, edhe pas 25 vitesh (sa here vjen nentori) shqiptaret zihen se kur iku gjermani i fundit nga Shkodra, iku ne 28 apo iku ne 29 nentor dhe njera pale (e djathta) e feston ne 28 nentor dhe pala tjeter (e majta) ne 29 nentor, apo politikuajve te Tiranes iu intereson qe shqiptaret te zihen per keto si kjo, te cilat zgjidhen shume lehte, apo politikuajt e Tiranes e kane gjetur kete menyres te perçarjes se shqiptareve qe ata te livadhisin (kupto: vjedhin e grabisin) ne Shqiperi, siç kane bere qe 25 vjet rradhazi dhe ne vazhdim?!

Para nje dekade publikisht (permes nasmediave te Tirane) une kam propozuar qe, si date e çlirimit te Republikes se Shqiperise te percaktohet dita e çlirimit te Tiranes, 17 Nentori, dhe kete e kam argumentuar me faktin se shume shtete si date te çlirimit e kane diten e çlirimit te kryeqytetit te tyre.

Si dhe pse, edhe pas 10 vitesh nga shpallja e Pavaresise se Kosoves, Prishtine zyrtare nuk ka arritur qe ta rregulloje çeshtjen e perdorimin te flamurit shteteror dhe te flamurit kombetar te shqiptareve dhe pakicave kombetare qe jetojne ne Republiken e Kosoves, apo edhe politikuajve te Prishtines, ashtu si atyre te Tiranes, iu intereson qe sa here te vjen 17 Shkurti shqiptaret te zihen, madje edhe me keq se kaq, edhe ta perdhosin Flamurin Kombetar te Shqiptareve dhe anasjelltas…, edhe ate shteteror te Republikes se Kosoves, dhe politikuajt e Prishtines te livadhisin (kupto: vjedhin e grabisin), siç kane bere e po bejne edhe aktualisht?!
Para 3 (tre) ditesh permes nje thirrje publike (te publikuar ne shume media shqiptare) iu drejtova Kryeministrit te Republikes se Kosoves, Z. Ramush Haradinaj, te cilit i kerkova qe, ne 10 Vjetorin e Pavaresise se Kosoves te vendosesh te dy flamujt, Flamuri Kombetar i Shqiptareve dhe Flamuri Shteror i Republikes se Kosoves, dhe kesaj do t’i shtoja edhe, si vijon:
1. Ne gjithe territorin e Republikes se Kosoves, edhe ne komunat me shumice serbe, nder te cilat eshte edhe edhe Graçanica (6 km larg nga Prishtina), do te duhen te vendosej Flamuri i Republikes se Kosoves ne mes, ne anen e djathte Flamuri Kombetar i Shqiptareve dhe ne anen e majte Flamuri i Serbise;
2. Ne komunat ku ka minoritet turk, siç eshte Prizreni, Flamuri Republikes se Kosoves ne mes, ne anen e djathte Flamuri i Shqiptareve dhe ne anen e majte Flamuri Turk.

Loading...