Blendi Fevziu

Terrorizmi ka goditur fort për të dytën herë brenda vitit në Francë. Përtej shokut që shkaktoi goditja në revistën Charlie Hebdo në Janar, goditja e djeshme ka qenë dramatike. 127 viktima tha Presidenti Holland pak minuta me parë dhe vuri gishtin mbi Shtetin Islamik, ISIS si shkaktar i saj. Ky është atentati me i rëndë në Evropë pas atij të Marsit 2004 në Madrid ku në disa shpërthime në metro humben jetën disa qindra vetë.

Por përtej bilancit dhe traumës ajo qe ka ndodhur me Francën shtron edhe një pyetje të madhe?! A mund te vijoje Evropa edhe me tej e tillë? A mund ta përballojë kërcënimin islamik ne kufijtë e vet apo brenda saj? Për ironi te fatit, Franca ka qenë vendi më mikpritës ndaj popullsisë myslimane qe ka ardhur ne Afrika e veriut apo Lindja e Mesme. Ajo ka qenë mikpritësja me e madhe dhe vendi qe ka zbatuar politikat me liberale ndaj tyre. Por Franca ka pësuar edhe goditjen me të madhe nga ky terrorizëm. Një terrorizëm që po tenton të godasë stilin e jetesës dhe vlerat e vërteta të shoqërive demokratike.

Po si do reagojë Evropa pas kësaj? A do reagojë ajo duke i ruajtur vlerat dhe stilin e saj te jetesës? A do ti ruaje serish kufijtë e hapur te Shengenit, apo do rivendose sistemin e sigurisë te çdo vendi për t’u mbrojtur çdo vend për llogari te vet?!

A do reagoje Evropa në atë që quhet terrorizmi brenda saj, apo do godasë atë në burim, atje prej nga niset, në Siri dhe Shtetin Islamik! A duhet te reagoje Evropa sot si SHBA ne 2001 pas kullave binjake? Asnjë nuk di ta thotë, por një gjë është e sigurtë. Që nga mesnata e djeshme, Evropa nuk është ajo qe ishte një ditë më parë. Siguria e vendosur pas luftës se ftohte është thyer dhe një armik i ri serioz është shfaqur ne kufijtë, por edhe zemrën e saj. Dhe Evropa duhet të reagojë!

Loading...