LifeStyle

Si duhet t’i ruani në frigorifer ushqimet tuaja

o-WOMAN-REFRIGERATOR-facebook-780x439

Shumë njerëz bëjnë gabime në mënyrën e ruajtjes së ushqimeve. Për t’i mbajtur produktet e freskëta dhe të shijshme duhet të dini disa sekrete të rëndësishme.

Është shumë e rëndësishme mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes së produkteve para se ne t’i konsumojmë.

Patatet dhe qepa: Këto produkte duhet t’i ruani të ndara. Vetëm për faktin se mund të gatuani një ushqim që i përmban të dyja produktet, nuk do të thotë se duhet edhe t’i ruani bashkë në një vend.

Nëse i ruani bashkë, ato do të vyshken para kohe. Për këtë gjë, mund t’i vendosni në vend të errët dhe të ftohtë, por jo bashkë, transmeton Telegrafi.

Qumështi, mishi, vezët: Më e mira është që vezët t’i ruani në pjesën më të ftohtë të frigoriferit dhe në pjesën e pasme, ku është më errët.

Vezët nuk duhet t’i ruani në pjesën e derës së frigoriferit, ku ka një hapësirë të veçantë për to. E njëjta gjë vlen edhe për qumështin dhe mishin.

Mielli dhe vaji: Nëse dëshironi që të zgjasë afati i përdorimit të këtyre produkteve, më e mira është që t’i ruani në frigorifer.

Domatet: Këto preferohet që t’i vendosni në një enë dhe t’i ruani në ndonjë dollap të kuzhinës. Ato nuk duhet të rrinë në frigorifer. Nëse i vendosni në frigorifer, ato e humbin shijen e tyre të ëmbël.

Disa ushqime, janë më të shijshme dhe më të shëndetshme vetëm kur mbahen në temperaturën e dhomës, ndërsa temperatura e ulët, si ajo në frigorifer, mund të reduktojë konsiderueshëm kualitetin e shijes së tyre.

To Top