Prej dy vitesh njohësit e gastronomisë kanë nisur rrugëtimet e tyre për të ringjallur recetat tradicionale. Të bësh bashkë shefat me famë ndërkombëtare nuk është e lehtë. Gazetarja e mirënjohur Alma Çupi ka gjetur bashkë shefat më me renome të kuzhinës shqiptare gjatë promovimit të specialiteteve të tyre në Tiranë dhe në Prishtinë. Emisioni i rransmetuar të shtunën më 21 prill në Tv Klan, iu kushtua projektit “Shije Shqiptare” të filluar nga maestrot shqiptarë të kuzhinës, Faruk Neziri, Sokol Prenga e Përparim Babalija, ekip që po zgjerohet paralelisht me jehonën që po has kudo që po paraqitet.

Loading...