Musa Xhaferri te DUI, ka qene dhe eshte, siç dikur te VMRO-DPMN-ja ishte Sasho Mihajlkovi, ka qene dhe eshte Sasho Mihalkovi i DUI-te!

“O shoku, a degjove se Mulla Musa po rikthehet ne politike?!”
Keshtu me shkruajti nje miku im para disa netesh ne privat ketu te fb…

Dhe, une ia ktheva keshtu:
Jo ore shoku, Mulla Musa, siç po e quan ti Musa Xhaferrin, asnjehere nuk ka qene i larguar nga politika, as edhe tash kur DUI u rimartua me LSDM-ne; sepse, Musa Xhaferri te DUI ka qene dhe eshte siç dikur ishte Sasho Mihajlkovi te VMRO-DPMN, ka qene dhe eshte Sasho Mihajkovi i DUI-te.
Pastaj i tregova edhe se:
Para 3 (tre) muajsh, nje nate mu desht te shkoja te Restorant Oaza, i cili ndodhet shume afer me stacionin e trenave ne Kerçove, qe ta takoja z. Fejzi Hajdari (pronar i gazetes dhe TV Lajm te Shkupit), i cili vinte nga Struga se bashku me gazetarin e mirenjohur Isen Saliu dhe kameramanin, te cilit nuk arrita tia mesoj emrin e mbiemrin, dhe kur hyra te dera e restorantit ne nje tavoline e pash te ulur Musa Xheferrin me dy djeme te rij, me siguri ishin shoferi dhe shoqeruesi i tij.
E degjova kur Musa u tha:
“Shoku Gafurr!” dhe levizi nga karrigja, duke pritur qe une ta pershendesja, apo ndoshta edhe t’ia jepja doren.
Por, une e pash me nje vezhgim…., nga ato vezhgimet e mia ndaj te gjithe atyre njerezve qe duart i kane te lyera me gjak shqiptari, dhe se bashku me vellaun tim (Isain) dhe nipin tim (Fazliun) shkova e u ula te nje tavoline ne skajin tjeter te lokalit “Oaza”, per te cilin lokal, te nesermen kuptova se ishte lokali ku Musa Xhaferri rrinte sa here vinte ne Kerçove per politike-biznes dhe….
Shume shpejt, para se te vinin Fejziu, Iseni dhe kameramani i TV Lajm, aty erdhi nje biznesmen nga Kosova, fytyre shume e njohur per mua, por qe nuk ia dij as emrin dhe as mbiemrin.
Pra, shokut tim, i cili me shkruajti se po u ktheka Mulla Musa ne politike, ia tregova kete “histori” vetem si nje nga faktet e shumta per ate qe i thash se, Mulla Musa dhe Ali Ahmeti te DUI, siç e quajti ai Musa Xhaferrin, kane qene dhe do te mbeten siç dikur ishin Sasho Mijalkov dhe Nikolla Gruevski te VMRO-DPMN.

Loading...