Kuriozitete

Si një çift vodhi mallra në vlerë prej 1.2 milion dollarë nga Amazoni

amazon

Një çift e ka pranuar se ka vjedhur mallra nga kompania e mallrave elektronike “Amazon” në vlerë prej më shumë se 1.2 milion dollarë duke pretenduar vazhdimisht se malli që e kishin porositur ishte dëmtuar gjatë ardhjes me postë.

Erin Joseph Finan, 38-vjeçar dhe Leah Jeanette Finan, 37-vjeçare, të dy nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, janë deklaruar të fajshëm për mashtrim postar dhe spastrim parash, transmeton Express.

Çifti mund të dënohet me gjobë [rej 500.000 dollarë, si dhe deri më 20 vjet burgosje.

Verdikti ndaj tyre do të merret më 9 nëntor.

Supas gazetës lokale, Muncie Star Press, çifti kishte përdorur qindra identitete të rreme online për të porositur pajisje të njohura të teknologjisë në Amazon, përfshirë ora të mençura Samsung, GoPro kamera dhe video lojëra të Xbox.

Më pas, çifti e kishte kontaktuar departamentin për shërbimet e konsumatorit në Amazon për të raportuar se pajisjet kishin mbërritur të dëmtuara dhe se nuk po punon, e Amazon u kishte dërguar atyre produkte zëvendësuese falas.

Pas kësaj, çifti do t’ia shiste pajisjet një individi tjetër, i cili do t’i rishiste ato te një firmë, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, në Nju Jork.

Ata u kapen pas një hetimi. /Express/

To Top