Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri në dhjetor të vitit që lamë pas u martua me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov.
Lidhja dhe martesa e tyre bëri bujë të madhe në mediat shqiptare duke u komentuar edhe për diferencën e madhe që kanë në moshë, shkruan lajmi net.

Megjithatë përmes postimeve të publikuara në rrjete sociale ajo thotë se është tejet e lumtur pranë tij dhe se është shumë me fat.

Ndonëse nuk publikon imazhe të bashkëshortit, Tahiri kësaj radhe ka zbuluar më shumë nga ai teksa e fotografon në një makinë luksoze.

Këngëtarja Tahiri është në muajt e fundit të shtatzënisë e cila është në pritje të ëmbël të një djali. Projektin e radhës që do ta sjell Adelina ka bërë të ditur se do t’i kushtohet të birit. /Lajmi.net/

😘😘

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Loading...