Uji që rrjedh nga rubineti është i mbushur me klor dhe kloreminë, gaz toksik që njihet si dezinfektues.

Uji që e pimë nuk duhet të përmbajë më shumë se 4 mg klor në 1 litër ujë, por, fatkeqësisht, kjo shkon përtej limit, transmeton Telegrafi.

Është e dëshirueshme të ekzaminohet uji që e pimë dhe këtë mund ta bëni lehtë me një testues që teston kualitetin e ujit dhe sasinë e klorit.

Sidoqoftë, është e dëshirueshme të filtrohet uji që e pimë, pasi që klori, në periudhë afatgjatë, është shumë i dëmshëm për trupin e njeriut.

Konsumimi i ujit të klorinuar e rrit rrezikun e kancerit në fshikëz, rritë nivelet e kolesterolit, si dhe shkakton astmën dhe alergjinë. Gjithashtu, ky ujë është i dëmshëm për lëkurën dhe sytë.

Si ta hiqni klorin?

Mënyra më e thjesht për ta bërë këtë është të hidhni disa pika lëng limoni në gotën me ujë, pasi që vitamina C e pastron ujin.

Ky pastrim i ujit mund të bëhet edhe me tableta të vitaminës C. Zakonisht proporcioni i kërkuar është 1 mg vitaminë për 1 litër ujë, por mund të shtoni më shumë, varësisht nga sasia e klorit që gjendet në ujë.

Klori mund të hiqet edhe përmes vlimit të ujit.

Loading...