12 mënyra si ta bëni fëmijën tuaj që t’i pëlqejë mësimi

Hulumtuesit e shumtë kanë treguar se lojërat e ndryshme edukative mund ta bëjnë fëmijën tuaj të mësojë më shumë dhe ta shijojë mësimin në të njejtën kohë. Tani ekspertët madje po përdorin termin “gamefication” në kuptimin e një loje efektive, që ndihmon procesin e të mësuarit tek fëmijët, shkruan Bright Side, përcjell rtv.21.tv.

Kjo nuk është edhe shumë e lehtë, por vetëm duhet ta përdorni imagjinatën dhe ta bëni fëmijën tuaj që gjithmonë të jetë entuziast për mësim.

Kjo është një listë me 12 mënyra që do t’iu ndihmojnë

Transformoni numrat në karaktere qesharake të animuara, kjo i ndihmon fëmijet të cilët kanë problem me kujtesën kur është puna te numrat.

Krijoni një histori vizatim me hyrje dhe përfundim, kjo është metodë që ndihmon fëmijet të mësojnë fjalë të reja dhe t’i përsërisin ato që i kanë mësuar më parë.

Image result for story in kid's draw

Krijoni një shfaqje me kukulla, kjo shërben për përmirësimin dhe pasurimin e fjalorit të fëmijëve tuaj, zhvillon gjithashtu imagjinatën e tyre.

Image result for puppet show in hands

Krijoni kuzhinën tuaj si një laborator kimie, kjo është një lëndë e vështirë dhe nuk pëlqehet shumë nga fëmijet por ndoshta krahasimi me ushqimet e ndryshme do t’iu ndihmojë që ta duan.

Image result for turn your kitchen into a laboratory

“Gjuetia” për zëra, kjo do ta ndihmojë fonetikën e tyre duke fotografuar objekte të ndryshme, emrat e të cilëve kanë tinguj.

Image result for a kid as a photographer

Gatuaj për të mësuar matematikën e thjeshtë, kjo mënyrë shërben për të mësuar numërimin dhe gjeometrinë gjatë gatimit të ëmbëlsirave, nga numri dhe forma e tyre.

Image result for a kid cooking cookies

Mësoni matematikën edhe në markete ushqimore, ata pëlqejnë të shoqërojnë prindërit e tyre për të blerë ushqim, kështu do t’i mësojnë çmimet e produkteve dhe gjithashtu do të mësohen të bëjnë llogari.

Image result for a kid at grocery store

Ofroni një mundësi të mençur për të mësuar diçka të re, kur pastrojnë duart thuani të numërojë, ose në paketat e ushqimeve të preferuara thuani t’i germëzoj shkronjat.

Image result for a kid washing his hands

Përfshini fëmijet tuaj në punët e shtëpisë, kështu ata do të dinë rëndësinë e organizimit të rrobave, enëve dhe pastërtisë në ambientin ku jetojnë dhe veprojnë.

Image result for a kid doing laundry

Krijoni atyre një hapësirë private dhe interesante, kjo do t’iu ndihmojë në zhvillimin e imagjinatës dhe kreativitetit.

Image result for a kid at his interesting room

Bleni pajisje plastike me tinguj që t’i mësoni fëmijëve muzikën.

Image result for kids music toys

Kur ecni në rrugë apo vizitoni një vend, lejoni fëmijët tuaj t’i prekin objektet e ndryshme dhe t’i studiojnë ato, të bëjnë dallimin e ngjyrave, formës, madhësisë së tyre.

Image result for kids touching objects

Luani lojëra si shah ose bëni puzzle sepse kjo ndihmon në zhvillimin e kujtesës dhe procesin e suksesshëm e të mësuarit./21Media.

Image result for kids puzzling

Loading...