Ëndërr e çdo femre janë flokët e bujshme, mirëpo ndonjëherë nëna natyrë thjesht nuk është në anën tonë.

Ekzistojnë disa truqe të thjeshta, të cilat, megjithatë, mund të na sigurojnë vëllimin të cilin e dëshirojmë aq shumë, transmeton Telegrafi.

Me këto veprime të thjeshta do t’ia ktheni flokëve tuaj vëllimin dhe shkëlqimin dhe thjesht do ta kaloni këtë periudhë të ftohtë, kur shumicën prej nesh e mundojnë flokët e pajetë dhe fare pa vëllim.

1. Kur qitni shampon, bëni masazh kokës

Kur i lani flokët te floktari, kënaqeni me masazhin e lehtë të kokës. Patjetër aplikoni këtë truk të vogël edhe në shtëpi me rastin e çdo larjeje të flokëve, sepse përmirësoni qarkullimin e gjakut, gjë që flokët i bën më të dendura dhe më të forta.

2. Kini më shumë kujdes ndaj flokëve derisa janë të lagura

Flokët e lagura janë dukshëm më të ndjeshme se kur janë të thata, prandaj gjatë larjes kushtoni kujdes se si po i trajtoni, mos i fërkoni në mënyrë të vrazhdët me peshqir dhe kushtoni kujdes se si po i krihni.

3. Shmangni ujin e nxehtë

Flokëve tuaj më së miri është përshtatet që t’i lani me ujë të vakët. Uji i nxehtë thanë lëkurën e kokës dhe i dëmton rrënjët dhe cilësinë e qimeve, prandaj përpiquni që flokët t’i lani me ujë të vakët.

4. Patjetër përdorni regjenerator

Përdorimi i regjeneratorit do t’i bëjë flokët tuaj më të buta, si të mëndafshta dhe në dukje më të vëllimshme. Nëse dëshironi që flokët të kenë vëllim, mos i harroni këtë veprim me rastin e larjes së flokëve. /Telegrafi/

Loading...