Si u dashurua Edith Durham me shqiptarët (Video)

Megjithëse ka kaluar më shumë se një shekull prej se antropologja angleze Edith Durham kishte udhëtuar nëpër trevat shqiptare, emri i saj mbetet ende shumë i gjallë në botën shqiptare.

Në mbamendjen e populit shqiptar, ajo kujtohet si një angleze qe i deshi shumë shqiptarët dhe e cila u angazhua shumë për ta. Por si ishte dashuruar Edith Durham me shqiptarët.

Gjatë vizitave të saj të para nëpër Ballkan, Edith Durham ishte e interesuar sidomos për malazezët dhe serbët. Por pas një vizite në Mal të ZI, Serbi dhe në një pjesë të Kosovës më 1903, interesimi i saj u zhvendos nga bota sllave drejt asaj shqiptare.

Në vitet në vazhdim, ajo udhëtoi për muaj të tërë nëpër gjithë Shqipërinë: nga veriu në jug, nga Kosova në Çamëri. Kështu gjatë udhëtimeve të saj nëpër Shqipëri, ajo u dashurua me shqiptarët dhe u angazhua aktivisht për mbrojtjen e kauzës shqiptare në publikun anglez.

Një biografi e Edith DUrham, që përfshin historinë e udhëtimeve të saj në Ballkan, librat e saj me udhëpërshkrime dhe studime, si dhe gjurmët e saj në historinë dhe kulturën shqiptare, mund ta gjeni në një edicion special të emisionit COSMO të KTV-së: “Gjurmëve të Edith Durham”.

Loading...