Si u krijua kohezioni kombetar mes komuniteteve fetare ne Shqiperi?

Nexhmedin Spahiu

NEXHMEDIN SPAHIU

Kohezioni kombetar mes komuniteteve kombetare ne Shqiperi u krijua per nje kohe shume te shkurter, brenda nje dekade(1912-1922). Gjate dhe para kesaj periudhe keto komunitete nuk i bashkonte asgje pos gjuhes gjakut e territorit. Ishin skajshmerisht te ndara e te percara. Me 1914 ortodokset krijuan parashtetin e tyre Vorio epirin, myslimanet principaten myslimane te Shqiperise se Mesme me famurin me hane, e me vone edhe katoliket Republiken e Mirdites. Pasluftes se gjate civile te cilen asnjeri nuk e fitoi, shqiptaret u ngjizen ne nje komb multifetar me kohezion te larte. Nje profesor i shkencave politike me renome nderkombetare me ka pyetur qe moti se cila eshte pergjigjia shkencore se si u arrit ky kohezion brenda nje kohe kaq te shkurter e madje edhe ne kohe anarkie. Pergjigjen se shqiptaret kane pase te trashiguar prej shekush tolerancen fetare ai e konsideronte vetem si nje mit, duke me rikujtuar se ishin shqiptaret ortodoks te Camerise ata qe masalkruan e perndoqen vellezerit e tyre myslimane, shqiptaret ortodoks te Kosoves lehtesisht u asimiluan ne serbe, dhe shqiptaret myslimane u treguan te pameshirshem ndaj cdo kryengritjreje te vellezerve te tyre te krishtere gjate sundimit osman. Pra shqiptaret tek aty nga viti 1922 dolen si nje komb me kohezion nderfetar pas perpjekjeve mbinjerezore te rilindasve te tyre te paket nga radhet e te gjitha komuniteteve te tyre, si dhe miqeve te tyre nderkombetare (gjermaneve e anglezve). Duke lexuar paralelisht Sigmund Fraud-in per psikologjine e turmave, Josepph Murphey-in per forcen e nderdijes dhe librin e Elena Kocaqit per Princin Wilhelm Wied (1876-1947), arrita ne perfundim se ne kohezionin kombetar nderfetar shqiptar kane kontribuar paralelisht miqt dhe sidomos armiqte e kombit shqiptar. Derisa miqte kane kontribuar ne vetedije te shqiptareve, armiqte duke i cytur ne armiqesi mes vete kane kontribuar pozitivisht ne nderdijen e shqiptareve. Duke qene armiqte e kombit shqiptar ishin me te forte, dhe forca e nderdjes me e madhe se vetedija kohezioni u arrit per kohe shume te shkurter. Kjo eshte pergjigjia ne pyetjen se si arriten shqiptaret kete sukses shembullor vetem brenda nje dekade. Duhet permendur se etni shume me te qyteteruara se shqiptaret perkunder perpjekjeve te medha nuk arriten kohezion nderfetar dhe nuk arriten te krijohen si nje komb i vetem. Lituanezet dhe letonezet jane po i njejti popull qe flet te njejten gjuhe po u zhvilluan ne dy kombe te ndryshme ngaqe te paret ishin katolike e te dytet protestant. Flamanet e Holandes dhe flamanet e Belgjikes edhepse i bashkonte gjuha e gjaku u zhvilluan ne dy kombe te ndara: Flamanet protestant krijuan kombin holandez, kurse flamanet katolike bashke me valonet katolike krijuan kombin belg.

Loading...