Maqedoni

Sigurohet nxemje shtesë dhe ushqim rezervë për kopshtin zoologjik në Manastir

Macja-e-eger-780x439

Instituti publik komunal ‘Kopshti zoologjik’-Manastir ka ndërmarrë aktivitetin për nxemje shtesë të kafezëve, botën e kafshëve e cila përballet me temperatura të ulëta.

‘Në Kopshtin zoologjik kemi 245 kafshë ku 67 kafshë janë vendosur në 35 objekte. Për momentin të gjitha kafshët janë të shëndosha, mundohemi për të siguruar ushqimin dhe nxemjen’, theksoi drejtori Gjoko Damevski.

Nga ‘Kopshti zoologjik’-Manastir informojnë se për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës kanë siguruar 3 ton mish dhe jonxhë, ushqim rezervë deri në fund të muajit të ardhshëm.

To Top