Ajo është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare dhe padyshim që jeta e saj personale ka mjaft interes.

E ftuar në emisionin Top Show Magazine këngëtarja Silva Gunbardhi u shpreh për marrëdhënien e saj dhe gjithashtu për sherret që ajo mund të ketë pasur me Dafin, bashkëshortin e saj.

“Si çdo çift edhe ne kemi ulje-ngritjet tona. Por do ju them dy momente. Me Dafin zakonisht zihem, kur i jep makinës me 250km/orë dhe ndërkohë është duke bërë dhe video.

Gjithashtu ai e ka shumë bezdi kur unë e nis fjalinë me shprehjen “o vlla”, duke qenë se unë jam nga Vlora dhe e kam shprehje. Fjalinë “dëgjo Silvën o vlla”, ai nuk e duron dot”, – përfundoi këngëtarja.

Loading...