Simpatizuesit e Realit dhe Mançesterit shpallin para kohe fitoren e klubit të tyre në Shkup(VIDEO)

Një sfidë tejet interesante dhe e bukur për ta parë do të zhvillohet nesër në stadiumin “Telekom Arena” në mes Real Madridit dhe Mançester Unitedit, ndeshje kjo e vlefshme për Super Kupën e Europës për klube, shkruan gazeta Lajm.

Fansa dhe mbështetës të shumtë të ekipeve në fjalë sot kanë vërshuar sheshin e qytetit të Shkupit, vend ky i cili do të jetë edhe destinacioni kryesor i fansave të cilat nuk kanë mundur të marrin bilet nga shtëpia e futbollit UEFA.

Në sheshin “Maqedonia” prej sot mbizotronte një atmosferë festive dhe mikëpritëse për fansat e shumtë të cilët kishin udhëtuar nga vende të ndryshme kryesisht fansa nga Anglia dhe Australia e largët. Kamera e LajmTV-së ishte në “FAN ZONEN” e vendosur për të parë atmosferën dhe për të marrë opinionin e fansave për lojën e nesërme dhe për formacionet e dy ekipeve.

Për të parë videon e përgatitur nga LajmTV klikoni në këtë LINK .

Loading...