Sinani: Arsimi lartë u shkatërrua nga profesorë që vrapojnë pas politikanëve të pushtetit

Analisti politik Arsim Sinani ka theksuar se profesorët e ashtuquajtur universitar duke vrapuar pas politikanëve të partisë në pushtet kanë shkatërruar dhe lënë pas dore avancimin e arsimit të lartë. Ai këtë shqetësim e ka shprehur gjatë debatit në “Klik Plus” në Tv21, duke shprehur kritika ndaj profesorit të Universitetit të Tetovës, Mersim Maksuti.

Sipas Sinanit, USHT sidomos profesorët e thirrur si juristë asnjëherë nuk kanë ngritur debat apo nuk kanë dhënë oferta konkrete lidhur me çështjet kyçe që tangojnë shqiptarët në Maqedoni, siç është përdorimi i gjuhës shqipe dhe çështje tjera.

Profesori universitar Arsim Sinani gjithashtu ka goditur edhe politikën shqiptare në Maqedoni që për 15 vite nuk ka bërë asgjë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

Loading...