Sinani: Bujar Osmani të dorëhiqet sa më parë

Rasti “Pacient” i Prokurorise Speciale ku i dyshuar per keqperdorime financiare paraqitet edhe zevendes kryeministrit Bujar Osmani, ka nxitur reagime te shumta ne opinion dhe ne rrjetet sociale, shkruan Gazeta Lajm.

Perveç politikanëve te opozites, të shumtë janë edhe intelektualet dhe profesoret shqiptare qe po kerkojne shkarkimin e Bujar Osmanit, i cili dyshohet nga PSP-ja per keqperdorimin e miliona eurove gjate kohes kur ishte minister i Shendetesise ne Qeverine e Nikolla Gruevskit.

Permes nje shkrimi ne Facebook ka reaguar edhe profesori dhe analisti i njohur, Arsim Sinani, i cili ka kerkuar largimin e menjehershem te Osmanit nga posti i zv/kryeministrit.

“Bujar Osmani lipset të vetëdorëhiqet si akt moral. E përshëndes hapjen e hetimeve dhe pres që ti shohim peshqit e mëdhenj shqiptar të përballen me ligjin. Shqiptarët duan hetime për çdo funksionar shqiptar të implikuar në krim, kriminalitet, korrupcion. Perspektivat hapen kur të inkriminuarit dënohen e jo të avansohen. Dorëhiqu Bujar Osmani përballu me ligjin mos e mbaj peng çështjen shqiptare për veprimet tua”, shkruan ne profilin e tij ne FB, profesori Arsim Sinani, shkruan Gazeta Lajm.

Por, vetë zëvendëskryeministri Bujar Osmani, gjatë ditës ka thene se ai nuk ka asgjë për të fshehur dhe se është i gatshëm për bashkëpunim me PSP-në, pasi sipas tij, ai është i interesuar që t’i hiqet njolla e zezë e vendosur padrejtësisht.

Loading...