Maqedoni

Sindikata Multietnike e Arsimit padit SASHK-un

SASHK-780x439-890x395

Sindikata Multietnike e Arsimit (SMEA) paralajmëroi se do të dorëzojë kallëzim penal kundër Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), për shkak të letrës së dërguar drejtorëve të shkollave me të cilën bëhet presion ndaj të punësuarve të cilët janë anëtarë të SASHK.

Kryetari i SMEA, Dragi Jovanovski sot në konferencë për shtyp tha se me letrën SASHK bën presion klasik ndaj të punësuarve të cilët janë anëtarë të SASHK, që të mos mund të heqin dorë nga anëtarësia e sindikatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se në periudhën e kaluar SASHK në vend se t’i çojë përpara, i ka çuar në regres të drejtat e punonjësve të arsimit.

Jovanovski paralajmëroi se si SMEA do të angazhohet për kthimin e të drejtave dhe dinjitetit të punonjësve të arsimit, për pagesën e K-15 për, për avancimin në karrierë, kthimin e dialogut social dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektimve.

SMEA është edhe kundër rritjes së kufirit të moshës për pensionim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top