Gjykimi për “shuplakat e urdhëruara në Qendër” u filmua me dy kamera. Gjykata e plotësoi dëshirën e avokatëve dhe të pandehurve, seanca të regjistrohet në mënyrë vizuale dhe me ton.

Sot dëshmoi Andrej Zhernovski i cili në vitin 2013 ishte kryetar i Komunës Qendër. Ai njohu dy nga të akuzuarit të cilët e kanë demoluar objektin e komunës. Zhernovski kujtoi se deputetja e akuzuar Daniela Rangelova, që atëherë ishte këshilltare në komunë nga VMRO DPMNE, ka kërkuar nga ai që të përballet me njerëzit që protestonin para komunës.

Unë shpresoj se dëshmia ime do të kontribuojë ata që janë organizatorët e këtyre ngjarjeve fatkeqe, që të përgjigjen jo vetëm për shkak se e bënë, atë që e bënë, por që kjo mos të përsëritet kurrë më- tha Andrej Zhernovski, ish-kryetar i Qendrës.

I akuzuari i parë, ish kryeministri Nikolla Gruevski nuk pajtohet se dikush duhet të përgjigjet për disa dritare të thyera. Në pyetje gazetareske se në bomba dëgjohet si porosit shuplaka për Zhernovskin, Gruevski tha se dhunë të tillë nuk ka pasur./ALSAT-M

Loading...