Kosovë-Shqipëri

Sipas ish-ambasadorit amerikan, shqiptarët ende e kanë frikën nga serbët

montgomery

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery deklaroi se Bashkimi Europian nuk ka bërë trysni të mjaftueshme ndaj Prishtinës për të përmbushur detyrimet e veta, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Siç citohet të ketë thënë ai, Serbia duhet që në negociatat me BE-në në kuadër të Kapitullit 35 (ky kapitull i referohet raporteve midis Serbisë e Kosovës – sqarim ynë) të ndërpresë çdo gjë deri sa pala e Kosovës të mos zbatojë ato për të cilat është marrë vesh me të.

Sipas tij në nivelet e larta të pushtetit në Uashington nuk ka ndonjë interesim të madh për Ballkanin dhe ka shtuar se nuk është i sigurt nëse presidenti i SHBA, Donald Trump, do të mund ta gjente këtë vend në hartë.

I pyetur të komentojë faktin se ende nuk është themeluar Bashkësia (Asociacioni) i Komunave Serbe, Montgomery u përgjigj se tash, meqë nuk është më diplomat, mund të thotë haptas se shqiptarët e Kosovës as që kanë ndonjë dëshirë ta zbatojnë atë pjesë të marrëveshjes dhe që atë ta shtyjnë.

Për të ardhmen e dialogut midis Beogradit e Prishtinës ai ka thënë se do të jetë shumë e vështirë, meqë është realitet se nuk ekziston qeveria e fuqishme dhe e fortë ose konsensusi në Prishtinë se si të veprohet rreth kësaj çështjeje.

Siç citohet të ketë thënë ish-ambasadori amerikan, e vetmja gjë për të cilën pajtohen shqiptarët në Kosovë është urrejtja dhe frika nga serbët, transmeton Koha.net.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top