Sport

Sipas një studimi AIMC:Reali ka më shumë tifozë se Barca në Spanjë

5_1495200396-2925055

Real Madrid është skuadra me më së shumti tifozë në Spanjë, ku çdo i treti është tifoz i kësaj skuadre

Sipas një studimi AIMC, Real Madrid është skuadra që ka më së shumti tifozë në Spanjë, duke lënë mbrapa Barcelonën.

32.4 për qind e tifozëve të deklaruara janë tifozë të kampionëve të Evropës, duke lënë mbrapa Barcelonën me 8 për qind më pak 24.7.

Në vendin e tertë renditet Atletico Madrid me 7.6 për qind, ndërsa top pesëshen e mbyllin Valencia me 4.1 për qind dhe Athletic Bilbao me 3.9 për qind.

Real Madrid është po ashtu skuadra që shet më së shumti produkte në Spanjë, ku 26.5 për qind e spanjollëve blejnë fanella të Ronaldos apo Ramosit, ndërsa të Barcelonës blejnë 21.3 për qind.

Kujtojmë se këto dy skuadra të dielën do të luftojnë për titullin e Kampioni të La Ligas, ku Reali prin me tre pikë më shumë. /Express/

To Top