Sipas statistikave, gjysma e ushtarëve të ARM-së, vetëm se kanë marrë pjesë në misionet e NATO-s

Më shumë se 4.000 ushtarë të ARM-së, deri më tani kanë marrë pjesë në misionet e NATO-s, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pas takimit të sotëm me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, në kazermën “Ilinden” në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ishte i pranishëm në Stajkovcë, ku Maqedonia, në të kaluarën e afërt, u ndihmua nga NATO. Tani jemi në kazermën “Ilinden”, ku kemi mundësinë që t’i shohim përfaqësuesit e ARM-së të cilët në të ardhmen NATO mund të mbështetet tek ata, pasi që më shumë se 4.000 përfaqësues të armatës sonë kanë marrë pjesë në misione të ndryshme të udhëhequra nga NATO në vitet e kaluara. Për ne ky është partneritet që mund të mbështetemi”, tha Shekerinska.

Ajo vlerësoi se ARM gjithmonë ka qenë “e qetë, por shumë e dukshme dhe diplomat i pranuar, i cili ka lobuar për Maqedoninë që të bëhet anëtare në NATO”.

Për momentin, ARM ka numër të projektuar prej 8.167 përfaqësues, që do të thotë që statistikisht, më shumë se gjysma e përfaqësuesve të tyre tanimë kanë qenë në misione të udhëhequra nga NATO. Me rishikimin e ri strategjik të mbrojtjes, i cili u miratua në qershor, ARM numëron rreth 6.800 pjesëtar aktiv.

Maqedonia ka marrë pjesë në misionet e udhëhequra nga NATO në vitin 2002, kur ka dërguar dy oficerë të ARM-së në Afganistan në korniza të kontingjentit turk.

Loading...