Megjithëse ambicioze, Qeveria e Maqedonisë duhej t’i kishte sistematizuar 958 administratorët, por të
njëjtit ende janë duke i nënshkruar kontratat për punë, kurse ka dy muaj që ka nisur përpilimin e
planit për realizimin e fazës së dytë – sistematizimin e administratorëve jo të përfshirë në fazën e
parë. Procesi ka nisur që në mars, kurse që atëherë Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
nuk është deklaruar për procesin, shkruan Portalb.mk.
Nuk ka përgjigje për çështjet: Sa nëpunës shtetëror do të nisin me punë? Në cilat institucione do të
nisin me punë? Çfarë lartësie të rrogës kanë marrë deri sa kanë ndenjur në shtëpi? Për sa kohë kanë
marrë rrogë ? Çfarë niveli të arsimimit kanë?.
Problemet me administratën kanë qenë edhe ndër kritikat më të mëdha të Komisionit Evropian dhe
grupit të ekspertëve të Rejhard Pribesë gjatë viteve paraprake. Ata kërkuan departizim dhe
sistematizim të administratës.
Mosprezenca e Likës – pengesë e realizimit të procesit të sistematizimit
Supozimet janë se jotransaprenca dhe jollogaridhënia ka bllokuar procesin e sistematizimit të
nëpunësve shtetëror, sepse zëvendëskryeministri përgjegjës për këtë proces, Hazbi Lika nuk është
aktiv në punët e Qeverisë dhe nuk është parë në konferencat më të rëndësishme si: për 1 vjetorin e
Qeverisë së Maqedonisë, për arritjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë dhe gjatë nënshkrimit të
saj në Prespë, dhe së fundmi, edhe pse paralajmëroi praninë e tij në konferencën Rose Roth, e njëjta
u anulua në momentin e fundit.
LEXO: Sistematizimi i administratorëve, paralajmërohet konferencë për media prej Hazbi Lika
Sipas zëdhënësve të Qeverisë, Muhamet Hoxha dhe Mile Boshnjakovski, Lika nuk shkel ligjin dhe
rregulloren e punës, dhe nëse do ta bënte të njëjtën, kjo nuk do ta pengonte procesin e
sistematizimit i cili është me 2 muaj vonesë.
“Lika dhe gjithë anëtarët tjerë të Qeverisë i përmbushin detyrimet e tyre, të cilat janë paraparë me
ligjin dhe rregulloren e punës. Zotëri Lika vjen në punë, dhe i kryen të gjitha obligimet që janë detyrë
e kabinetit të tij”, tha Hoxha.
15/07/2018
7/15/2018 Sistematizimi i administratorëve, Maqedonia larg përmbushjes së kërkesave të BE-së – Iliria News Agency
https://ina-online.net/sistematizimi-i-administratoreve-maqedonia-larg-permbushjes-se-kerkesave-te-be-se/ 2/3
“Bëhet fjalë për problem prej një dekade, dhe nuk është e thjeshtë që tërë procedura të përfundojë
prej një muaji. Bëhet fjalë për numër të madh të njerëzve, të cilët duhet të nënshkruajnë më shumë
dokumente, pajtueshmëri. Ne këtë problem jemi duke e zgjidhur, por shikojeni thelbin e problemit,
dhe ky problem nuk ka lidhje me atë se kush sa është i pranishëm në punë”, tha shtoi Boshnjakovski,
kurse ka dy muaj ka nisur përgatitja e fazës së dytë të sistematizimit të grupit të tjetër të nëpunësve
shtetëror.
“Sekretariati për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, në bashkëpunim me institucionet tjera, është në
fazën e përgatitjes së fazës së dytë, ku përfshihet grupi i dytë, që nuk është paraparë në grupin e
parë, atë të 958 anëtarë”, njoftoi sërish sot Muhamet Hoxha edhe pse këtë e ka thënë edhe me 3
maj.
Që nga marsi nuk është mbajtur as konferencë për sistematizimin e 958 administratorëve të fazës së
parë.
“Qeveria e Maqedonisë, ka qenë transparente dhe ka informuar opinioni në çdo kohë, lidhur me
procesin e sistematizimit të nëpunësve shtetëror, të cilët janë të pranuar me programet për
përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, tha Hoxha.
Vazhdon avazi: të rish në shtëpi – të marrësh rrogë
Ashtu siç u shkrua në media, të dy grupet e administratorëve gjegjësisht 1.688, kanë qenë në cak të
kritikave për shkak se ata u kanë kushtuar shtrenjtë xhepin të qytetarëve dhe nga ana tjetër nuk
kanë shërbyer asgjë.
Në mungesë të numrave zyrtare, sipas një matematike të thjeshtë, nëse çdo administrator ka marrë
pagë mujore prej 250 eurove, kjo nënkupton që 1.688 administratorët e MO-së qytetarëve të
Maqedonisë u kanë kushtuar 422.000 euro në muaj, ose mbi 5 milionë euro në vjet. Punësimi i këtyre
administratorëve ka filluar që nga viti 2008-të, ndërkaq ndër vite ka pasur konkurse.
“Qeveria e jonë është ambicioze, i përmbush detyrat dhe nuk lejon probleme. Megjithatë keni më
shumë durim, sa i takon sistematizimit të nëpunësve shtetëror”, tha sot zëdhënësi i Qeverisë së
Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.
E ndërkaq zëdhënësi tjetër i Qeverisë, Muhamet Hoxha bëri të ditur se ende po nënshkruhen
kontratat për punë të 958 administratorëve.
“Tash jemi në fazën e nënshkrimit të kontratave ndërmjet institucioneve. Se sa janë nënshkruar deri
më sot, numër të saktë nuk kemi. Por sipas informatave nga sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes
së Ohrit, është se së shpejti do të dalin me informacion se cila persona kanë filluar, do të fillojnë dhe
priten të jenë pjesë e institucioneve”, tha sot Hoxha

Loading...