Maqedoni

“Sistemi i burgjeve në Maqedoni, shkel të gjitha të drejtat e njeriut”

kaq-t-euml-burgosur-ka-n-euml-p-euml-r-burgjet-e-bot-euml-s_hd-780x439

Sistemi i burgjeve në Maqedoni i shkel të drejtat e njeriut, me kushte të këqija për të burgosurit. Ky është përfundimi i Komitetit për Parandalimin e Torturës (KPT) i Këshillit të Evropës, në raportin e publikuar sot në Strasbourg.
Në raport kritikohet mënyra me të cilën trajtohen të burgosurit dhe kushtet në burgun e Idrizovës, i cili pranon 60% nga të burgosurit në Maqedoni.

Në raportin e përpunuar mbi bazën e vizitës së KPT-së në Maqedoni gjatë dhjetorit të 2016, thuhet se kushtet e vërejtura në disa qeli në burgun e Idrizovës mund të konsiderohen johumane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu thuhet se KPT në vitin 2006 ka tërhequr vëmendjen për probleme në struktura, siç është mungesa e politikës për drejtimin e institucioneve, procedurat joadekuate për paraqitje dhe sistemi për ndjeke dhe mungesa e personelit që të kryejnë detyrat e tyre.

Të dhënat nga vizita e vitit 2016 tregojnë se është arritur përparim i vogël në menaxhimin e problemeve me sistemin e dënimit. Përveç kësaj, mbrojtja shëndetësore në burgun e Idrizovës është totalisht joadekuate dhe vendos në rrezik jetën e të burgosurve.

Në raport thuhet se është vërejtur prani e madhe korrupsionit në sistemin e burgosjes. KPT thekson se në Idrizovë në çdo aspekt të burgut “mund të paguhet”, si vendosje në qeli, leja për mungesë, qasja në ilaçe, përdorimi i telefonit ose drogës dhe të tjera.

Në përgjigjen e pushtetit të Maqedonisë thuhet se po përgatisin programe të ndryshme për përmirësimin e sistemit të dënimit dhe se çdo rekomandim nga KPT dhe të merret parasysh dhe do të pasohet me aktivitete adekuate për përmirësimin e gjendjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top