Vijon situata e vështirë e emigrantëve në Idomeni, të bllokuar prej javësh në një kamp që nuk ofron asnjë kusht elementar jetese. Ata i bëjnë thirrje për ndihmë Bashkimit Europian, teksa Greqia pklanifikon zhvendosjen e tyre në një qendër të re pritëse.

Burra , gra dhe fëmijë vijojnë të qëndrojë të dëshpëruar në kampin pranë kufirit greko-maqedonas, ku nuk mungojnë as konfliktet mes refugjatëve në radhë për ushqim. Të paktën 12 mijë emigrantë prej javësh jetojnë në kushte të mjerueshme në veri të Greqisë. Ata vijojnë të përballen me të ftohtin, rreshjet, mungesën e ushqimit dhe sëmundjet, me shpresën për të kaluar në Maqedoni.

” Nëse kufiri vazhdon të jetë i mbyllur, atëherë do shkoj në Athinë të punoj, pasi nuk kam as shtëpi e as të ardhura,” – tha një refugjat sirian.

Një mjek vullnetar u shpreh se shumica e refugjatëve janë të sëmurë dhe situata tashmë është në një pikë kritike.

” Pothuajse të gjithë janë të sëmurë, me temperaturë, të ftohur dhe patologji të ndryshme. Njerëzit janë në limitet e mbijetesës”- deklaroi ai.

Ditët e fundit emigrantët e dëshpëruar kanë protestuar duke bllokuar rrugën hekurudhore dhe duke kërkuar hapjen e kufirit

“Mesazhi im për Europën është : Donit të na sillnit këtu, dhe tani na mbyllni derën, Pse? Ku është humanizmi?. A na shohin si po jetojmë? Kanë ndopak ndërgjegje?”- u shpreh një refugjat nga Idlibi i Sirisë.

Autoritetet greke informuan se do të përshejtohet proçesi i ndërtimit të një qëndre e cila do të presë 30 mijë emigrantë. Zëdhënësi i qeverisë, George Kiritis tha se është me prioritet që emigrantët të braktisin kampin e Idomenit dhe të vendosen në qëndrat e pritjes. Për momentin rreth 50 mijë refugjatë ndodhen të bllokuar në Greqi.

Loading...