Situata që të ikësh sa më parë nga Kosova, por ku se?

Nexhmedin Spahiu

Pushteti dhe opozita në Kosovë në vend se ta ulin retorikën e konfliktit po e ngrisin akoma më lart. Pushteti po mban seanca të Parlamentit shehurazi nga opzita si Rugova në kohën e Millosheviqit.
Zgjedhjet nuk janë zgjidhje.Nëse do të mbaheshin zgjedhje në Kosovë tani, partitë që jane në pushtet veshtirë se do të mund të afroheshin tek kutitë e votimit. Zgjedhjet do t’ishin jo shprehje e vullnetit të qytetareve (që edhe ashtu janë të trullosur dhe zakonisht nuk i votojnë më të mirët), po shprehje e aftësisë për të grabitur kutitë e votimit. Nëse opozita paraqitet e bashkuar, atëherë me sa po shihet, kutitë e votimit do të bëheshin prona të saj.
Situata është e tillë që të ikesh sa më parë nga ky vend, por çështja është ku të shkosh. I gjithë planeti është bërë i pasigurtë. Vendet ku tradicionalisht kanë emigruar shqiptarët: Evropa Perëndimore dhe Turqia janë bërë të pasigurta nga terrorizmi. Terrorizmi po troket edhe ne deren tonë, e ne po luajmë me zjarr.
Krejt kjo ështe pasojë e rënies së vlerave morale. Njerzimi e sidomos kosovarët duhet t’u kthehen vlerave morale: besimit, dashurisë, dhembshurisë, sakrifices, thjeshtësisë, korrektësisë, respektit, tolerancës, sinqeritetit, faljes, zellit për punë, durimit, guximit dhe mbi të gjitha shpresës për të ardhmën.
Prandaj duhet të sillemi më me dashuri e respekt për Kosoven tonë: liderët politikë duhet të gjejnë gjuhën e kompronisit.

Loading...