Sivjet nuk zbatohet programi Cambridge në shkolla të mesme

Programi Cambridge sivjet nuk do të zbatohet nëpër shkolla të mesme, kështu ka vendosur Qeveria në seancën e 57-të më radhë, njofton Medial.mk.

“Ministritë e shqyrtuan dhe miratuan informacionin për prolongimin e planit mësimorë, të arsimit të mesëm, si dhe të mesëm profesional për periudhën 2019-2020”.

Ndërkaq, kohë më parë Ministrja Renata Deskoska deklaroi heqjen e programit Cambridge që qeverisja e kaluar vendosi ta zbatojë në sistemin arsimor të shkollimit të mesëm. Ajo gjithashtu a thënë se kërkohen mekanizma se si të ndalohet ky program deri në fillim të vitit të ardhshëm arsimor, si edhe dotë shqyrtohen mënyra se çfarë të bëhet në ato shkolla ku tashmë ka filluar./Medial.mk/

Loading...