Sjellja e vjeshtës me një gjeth

Kujtesa shkundte brenda tij çastet,
E priste rruga e gjatë e mëngjeseve,
Truri e trajtonte shpirtin më keq,
Se sjellja e vjeshtës ndaj gjetheve.

Dëshironte të ishte në ëndërr,
Dhe pse në ëndërr vazhdonte të mbytej,
Reflekset e trishta mes kllapive,
Krekosjet ia shndërronin në këngë dashurish.

E mbante me ngulm atë peshë të rëndë,
Dhe pse zhvatte çdo gjë nga brenda,
Mes dy dhembjeve prapë ai zgjedhte,
Cila më pak, asaj do t’i dhembte.

E kështu zbehte nurin e tij,
Si kur mbushen me lot retë,
Ajo vazhdonte ta trajtojë atë
Siç i trajton gjethet në vjeshtë.

Suad Bajrami
Shkup, 19.03.2018

Loading...