Skandal: Azem Sadiku erdhi në derexhe të marrë mbështetje nga mediume të BDI-së!

Në redaksinë e Agjencisë Zhurnal sot është sjellur një dokument i cili pretendohet të jetë propozim për marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Besa dhe Partisë Demokratike Shqiptare.

Kjo marrëveshje ka qenë e diskutuar para zgjedhjeve dhe është mbajtur e fshehtë ndërsa plani ka qenë që e njejta të realizohet pas zgjedhjeve nëse numri i deputetëve që do të fitonin dy partitë do të ishte më i madh se numri i deputetëve të BDI-së.

Të dyja partitë kanë patur kushte për realizimin e marrëveshjes. Nuk dihet nëse kjo marrëveshje është një propozim i panënshkruar ose ka qenë zyrtarizuar. Sido që të jetë tashmë është e pavlefshme për shkak se dy partitë sëbashku kanë 8 deputet, 2 më pak se BDI-ja.

Në emisionin e mbrëmshëm Click Plus pati një debat ndërmjet shefit të shtabit zgjedhor të PDSH-së, Azem Sadiki dhe atij të Besa-s, Zejd Rexhepi. Për të vërtetuar se ka qenë në të drejtë, Sadiki ka publikuar dokumentin e marrëveshjes në faqen e tij në “facebook” duke shkruar:

“Kjo është letra që mbrëmë fola në emisionin debativ në #ClickPlus në TV 21.

-Le të gjykon populli se kush është munafik dhe dyftyrësh!

-Kërkesa për me ua mbrojt votat dhe paftyrësia e tyre që as një falënderim nuk e thanë dhe kjo flet për karakterin e tyre.”

Loading...