Skandal: BDI emëron në post drejtori “branitellin” e VMRO-së (Video)

BratisllavDimitrov

Dramaturgu Bratisllav Dimitrov-Bato është drejtor i ri i Teatrit për fëmijë dhe rini në Shkup, shkruan A1On. Bëhet fjalë për post që vite me radhë i takon BDI-së, por ku partia e Ali Ahmetit ende nuk ka emëruar asnjë drejtor shqiptar, raporton “lajmpress.com”.

Që të jetë ironia më e madhe, kësaj radhe në këtë post BDI ka emëruar një person i cili te mediumet maqedonase quhet edhe “branitell” i VMRO-DPMNE-së, sepse ishte një nga figurat kryesore të Lëvizjes Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM). Kjo lëvizje mbante takime me qytetarë nëpër qytete të ndryshme të Maqedonisë dhe tubime ku e mbronte regjimin nga “bombat” e Zaevit. Prej figurave tjera të njohura, në këtë lëvizje ishte aktiv edhe gazetari i afërt me qeverinë VMRO-BDI, Milenko Nedelkovski, i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare.

Teatri për fëmijë dhe rini është në mesin e drejtorive që përmenden se i takojnë BDI-së edhe në ueb faqen zyrtare të kësaj partie.

Meqë ky tekst i “lajmpress”-it shpalos skandal të madh që demaskon patriotizmin e rrejshëm të BDI-së, jemi të sigurt se do të recensohet nga “verifikatorët” e kësaj partie, të cilët me para të USAID-it njollosin çdo medium dhe tekst që shpalos skandalet e bastionit të gruevizmit dhe mijallkovizmit me seli në Reçicë të Vogël.

Lidhur me këtë post kanë biseduar edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe zëvendëskryetari Musa Xhaferi, te “bomba 38” që e publikoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Këtë pjesë të bisedës, ku Musa Xhaferi Teatrin për fëmijë dhe rini e quan “teatër për fmëj dhe rinaj”, mund ta përcillni në videon më poshtë nga minuta 23 e 30 sekonda.

Loading...